English

Shalsi: Qeveria do të na pengojë me sheshin "Skënderbej"

Tiranë, 26 mars, NOA - Eshtë krejtësisht i pakuptimtë, absurd dhe njëkohësisht qesharak fakti që qeveria hedh para, pak ditë para nisjes së punimeve në sheshin "Skënderbej" në kryeqytet.

Kështu u shpreh sot në një deklaratë për shtyp deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, sipas të cilit, muajt e fundit qytetarët e Tiranës, kanë parë Bashkinë të përgatisë rrugët që do të përballojnë devijimin e trafikut nga sheshi.

"Kanë dëgjuar Edi Ramën, të njoftojë për pak ditë fillimin e punimeve, duke i kërkuar qeverisë që të bëjë shpronësimin tek godinat e segmentit pranë INSIG-ut, në mënyrë që trafiku të jetë sa më i rrjedhshëm gjatë punimeve", tha ai.

Duke shtuar se "në rast se qeveria kërkon vërtet të ndihmojë për këtë projekt, le të bëjë shpronësimet".

"Por mesa duket, duan të na pengojnë, duke bërë asfaltimin. Për më tepër që ky projekt, kjo ngjarje madhore për Tiranën, është fryt edhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë, i miqve tanë, të cilët janë përfshirë duke financuar projektin, madje duke përzgjedhur edhe kompaninë e cila do të kryejë punimet", tha më tej deputeti socialist.

n.e/NOA

KOMENTE