Uashington, 26 mars, NOA - Marrëveshja e arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për çarmatimin, shënon një hap domethënës përpara në marrëdhëniet me Moskën.
Një fakt të tillë e ka deklaruar sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton, e cila është shprehur optimiste se administrata Obama do ta bindë Senatin amerikan që të ratifikojë marrëveshjen mes SHBA-së dhe Rusisë.
Kjo marrëveshje parashikohet të nënshkruhet në një ceremoni të veçantë më datën 8 prill në Pragë, i cili është zgjedhur edhe si një vend simbol me këtë rast.
n.e/NOA