English

Studimi: Italianët, më mikpritësit

Romë, 26 mars, NOA - Italia renditet nga një studim i fundit si vendi më mikpritës në Evropë, duke lënë pas Gjermaninë dhe Francën, e kjo referuar kryesisht treguesit të pritshmërisë së studentëve të rinj, por edhe emigrantëve në territorin e saj.

Sipas një hulumtimi të Ipsos, prirja për të pritur studentët e huaj paraqitet në 57% të familjeve italiane të intervistuara.

Studimi tregon më pas se marrja e një të riu nga një vend i huaj në familje, për 19% e të anketuarve paraqet një moment krahasimi kulturor, për 18% paraqet një rritje personale dhe të brendshme, ndërsa për 11% paraqitet si një stimul i rëndësishëm për fëmijët e tyre për të mësuar nga një person i një tjetër kulture.

Studentët në Itali janë kryesisht nga vendet e Evropës (29,4%) dhe atyre të Amerikës së Veriut (22,1%), pasuar nga Azia (16,8%), Oqeania, veçanërisht Australia (10,6%), ndërsa vetëm 1,8% vjen nga Afrika. n.e/NOA

KOMENTE