English

Transferuan 1 milionë euro në Kinë, arrestohen

Prishtinë, 26 mars, NOA - Policia e Kosovës ka realizuar kontrollin në disa shtëpi dhe kompanive të dyshuara, në kuadrin e luftës së vazhdueshme kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomike, duke realizuar tre arrestime.

Kjo akt është ndërmarrë si rezultat i hetimeve disa mujore bazuar në informatat dhe dëshmitë që ekzistonin ndaj tre të ndaluarve, se kanë kryer veprat penale të pastrimit të parave dhe evazionit fiskal.

Konkretisht, të ndaluarit janë personat me iniciale B.R., F.R. dhe B.R, që të tre nga rajoni i Gjilanit.

Ata dyshohet se kanë bërë transaksione të dyshimta në llogari të disa kompanive nga Kina, duke iu shmangur edhe tatimeve.

Kështu, të tre të dyshuarit kanë transferuar për në shtetin kinez 1 milionë euro, saktësisht 980.402 euro dhe 35.000 dollarë, ndërsa punonin për kompanitë "NTP. Edi", "NTSH. Bashkimi" dhe "NTP - Besimi Bomerc".

n.e/NOA

KOMENTE