Vatikan, 26 mars, NOA - Vatikani i ka hedhur poshtë pretendimet se Papa Ratzinger ka dështuar para shumë vitesh në marrjen e masave kundër një prifti amerikan, i cili dyshohej për abuzimin e 200 fëmijëve të shurdhër.
Sqarimi është bërë përmes gazetës zyrtare të Vatikanit "L'Osservatore Romano", sipas të cilës, pretendimet ndaj Papës, janë në thelb sulme të pandershme ndaj tij.
Dokumentat e publikuara në gazetën "Neu Jork Times" sugjerojnë se nga mesi i viteve të '90, peshkopët në shtetin federal Uiskonsin ishin ankuar për priftin Laurens Marfi në zyrën e Vatikanit, e cila udhëhiqej nga Papa Ratzinger i sotëm, por nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.
Prifti akuzohej se ka abuzuar me fëmijët në nga vitet e '50 deri në 1974 në kohën kur punonte në një shkollë të të shurdhërve.
n.e/NOA