English

Vetëdigjet një burrë, përfundon me makinë në lumë: Më lini të vdes

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lumin Vjosë në Tepelenë, dëshmia e personit që e ndihmoi

Tepelenë, 26 Mars NOA - Një burrë 48 vjeçar u përpoq ti japë fund jetës duke u vetëdjegur por në rrethana ende të paqarta, makina me të cilën udhëtonte ka rënë në lumë dhe atje është gjetur në prag të vdekjes.

Korrespondenti i agjencisë NOA informon nga vendngjarja se disa minuta më parë një kalimtar ka zbuluar se një makinë gjendej në lumin Vjosë.

Personi ka hyrë në lumë dhe është afruar duke parë një mashkull i cili ishte me plagë në trup.

"Në momentet që personi i cili i erdhi në ndihmë, u përpoq ta nxjerrë nga makina, Sulo Buzi i ka kërkuar që të mos e ndihmojë dhe shprehimisht i ka thënë: Më lini që të vdes", - treguan për agjencinë NOA, burime nga vendngjarja.

Një numër forcash policore gjenden aktualisht në vendin e ngjarjes, pak pas Urës së Kardhiqit në Tepelenë dhe konfirmohet se i plagosuri, në gjendje të rëndë, por pa rrezik për jetën, është dërguar në Spitalin vendor për mjekim.

v.d/NOA Vijon...

KOMENTE