Indi, 26 Mars NOA - Është zhdukur ishulli i New Moore në jug të Calcutta, në Baia të Bengalit. Këtë lajm e kanë konfirmuar vetë oqeanografët sipas të cilëve arsyet e saj janë kushtet klimaterike.
Ky ishull u mbulua nga uji dhe në qoftë se para pak kohesh ai ishte në një lartësi prej 3 metrash tashmë nuk duket asgjë prej tij.
Ajo çka ka shkaktuar këtë fenomen sipas shkencëtarëve kanë qenë ndryshimet e klimës dhe sidomos rritja e temperaturave të cilat së bashku me erozionin e krijuar po kërcënojnë rëndë dhe zhdukjen e shumë ishujve të tjerë më të vegjël se New Moore.
r.b/NOA