English

Ambasadori iranian në Tiranë pëson atak kardiak

Tiranë, 27 mars, NOA - Ambasadori i ri i iranian në Shqipëri, Ali Amouie, ka pasuar një atak kardiak, vetëm dy ditë pasi ka mbërritur në Tiranë për të marrë detyrën. Lajmi konfirmohet nga Universal Hospital Tirana, ku sqarohen dhe detaje në lidhje me ngjarjen si dhe gjendja shëndetësore aktuale e diplomatit.

Sipas njoftimit të Universal Hospital Tirana, ambasadori iranian, Ali Amouie, u shtrua në Universal Hospital Tirana në orën 20:30 ditën e Premte, datë 20 Mars 2010 pas një infarkti të rëndë në evolucion.

Ai ka mbërritur në gjendje "shock-u kardiogen. Pas ekzaminimit të menjëhershëm, u krye procedura e angiografisë koronare nga mjekët specialistë Dr. Onur Erdogmus dhe Dr. Gerti Knuti".

Më pas i ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. "Arteria e bllokuar e zemrës u lirua por gjendja e analizuar gjatë procedurës indikonte interventin kirurgjikal by-pass. Operacioni u krye nga mjekët kardiokirurgë Dr. Klodian Krakulli dhe Dr. Ernesto Tappainer. Pas operacionit, ambasadori u kurua për tre ditë e gjysmë në Repartin e Terapisë Intensive përpara se ai të transferohej në një nga dhomat private të ambjenteve të UHT" thuhet në njoftimin për mediat të Universal Hospital Tirana .

Ambasadori më i Ri i sapo emëruar ka mbërritur në Tiranë vetëm dy ditë para se të shtrohej në Universal Hospital Tirana. Duke mos pasur të afërm të tij, kanë qenë zyrtarët e Ambasadës Iraniane në Tiranë dhe një mik i familjes të cilët janë interesuar për të.

m.xh/NOA

KOMENTE