English

"Bechtel Enka" fiton tenderin dhe për aksin Kukës-Prishtinë

Prishtinë, 27 mars, NOA - Qeveria kosovare ka nënshkruar me kompaninë amerikane "Bechtel Enka" marrëveshjen për fillimin e ndërtimit të autostradës Kukës- Prishtinë, e cila do të vijojë aksin Durrës-Kukës, që u realizua po nga kjo firmë në territorin shqiptar.

Bëhet me dijeni se punimet do të nisin simbolikisht më 15 prill, nga Vërmica, në kufi me Shqipërinë dhe si fillim, do të ndërtohen vetëm dy segmentet e para, që përfshijnë pjesën deri në Qafë të Duhlës, ndërkaq pjesa tjetër e trasesë do të presë derisa të përgatitet projekti përfundimtar.

Financimi i kësaj pjese të punimeve do të bëhet nga buxheti i qeverisë kosovare me vlerë rreth 120 milion euro.

Gjerësia e rrugës është 28 metra dhe ajo do të këtë dy shirita qarkullues me gjerësi 3.5 metra, me një kohëzgjatje të punimeve deri 36 muaj.

n.e/NOA

KOMENTE