Viterbo, 27 mars, NOA - Alkool, seks, drogë dhe pastaj një gjumë i rëndë, por kjo ishte fatale për një nuse të re nga Tarquinia, në provincën e Viterbos.
Pasi burri kthehet papritur dhe e gjen atë duke fjetur në shtrat, lakuriq dhe në shoqërinë e një mikeje dhe dy të panjohurve.
Duke menduar se bëhej fjalë për një tentativë grabitje që ka përfunduar në një përdhunim seksual, burri ka lajmëruar menjëherë policinë. Por kthimi i menjëhershëm i burrit, duket se ka prishur festën, qe kishte organizuar gruaja duke perfituar nga mungesa e tij në shtëpi.
Pas disa orësh piknik, ajo dhe mysafirët e saj, një mike dhe dy burra që sapo ishin njohur në një restorant, të lodhur, kane ranë në gjumë të katër në shtratin martesor.
Por nuk ka përfunduar këtu "fati i keq" për gruan. Policia gjatë kontrollit gjen gjurmë të kokainës dhe marijuanës të konsumuar gjatë natës dhe një sasi droge të papërdorur ende.
Të marrë në pyetje, të ftuarit e festës thanë se droga ishte prokuruar nga zonja e shtëpisë dhe se ajo ua kishte ofruar atyre për të "ngrohur" atmosferën.
Gruaja është paditur për posedim dhe shpërndarje droge.
Bashkëshorti, i habitur dhe mosbesues, tha se kishte lajmëruar policinë pasi kishte parë katër trupa lakuriq në krevat dhe rrëmujë në shtëpi, duke menduar menduar për tentativë vjedhje dhe përdhunim.
a.k/NOA