English

Furgonit i bien 10 milionë lekë, kalimtarët në sulm

SHBA, 27 Mars NOA - Gjithçka ka ndodhur në Whitehall të Ohio në SHBA, ku në rrugët e qytetit ka kaluar një fugon i blinduar, të cilin i ra në tokë një thes në të cilin kishte një shumë parash prej 100 mijë dollarë (rreth 10 milionë lekë të rinj.

Kalimtarët të cilët panë këtë gjë u sulën menjëherë në mbledhje të tyre madje sipas një dëshmitari të "NBC4 News" ai pohoi se dhe ata të cilët ishin në drejtim të auto veturave të tyre zbritën për një gjë të tillë.

Nga kjo ndodhi, zotëruesit e parave arritën të rikuperonin një shumë prej vetëm 10 mijë e 500 dollarë nga 100 mijë që ishin në fillim.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë pasi kujtojmë se dhe në Columbus në vitin 1987 një fugon i blinduar humbi një sasi prej 1 milion dollarësh, nga të cilët pjesa më e madhe u rikuperua më pas.

r.b/NOA

KOMENTE