English

Itali, zarfi me eksploziv, kërcënime dhe për Maronin

Milano, 27 mars, NOA, Update- Ishte dhe një frazë kërcënuese kundër Ministrit të Punëve të Brendshme të Italisë Roberto Maroni në zarfin që shpërtheu sot në mëngjes në një qendër postare në Milano ku mbeti i plagosur dhe një punonjës poste. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet zyrtare të policisë së Milanos.

Një tjetër zarf që përmbante një plumb dhe kërcënime për Kryeministrin, Silvio Berlusconi, dhe anëtarë të tjerë të PDL u zbulua dje në qendrën postare në Linate (Milano) bëri të ditur sot për shtypin italian policia e Milanos.

Zarfi shpërthyese ishte adresuar për në selinë e Lidhjes Veriore, në Bellerio dhe se ka për autorë grupin Fai (Federata anarkiste informale) ose thirrur ndryshe "Sorelle in armi". që goditi Universitetin Bocconi më 15 dhjetor

.a.k/NOA

KOMENTE