English

Manjani: Të iki Rama, PS të drejtohet nga Nano

Tiranë, 27 mars, NOA - Socialistët janë kthyer në kërkim të Fatos Nanos. Deklarata për rikthimin e ish-kryetarit është bërë sot nga anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Ylli Manjani. Manjani deklaroi për mediat , pas debateve në Asamblenë Kombëtare se Partia Socialiste duhet të drejtohet nga ish kreu i saj, Fatos Nano.

Ai ka thënë se rikthimi i tij, do të ishte zgjidhja më e mirë për Partinë Socialiste, "sepse standardet që ai vendosi në këtë parti ishin më të mirat, si në statut dhe në drejtimin e partisë".

Manjani braktisi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së duke kundërshtuar strategjinë e prezantuar nga kryetari Rama.

Manjani u shpreh se kreu aktual i partisë, Rama, nuk përfaqëson interesat e PS-së. Ai gjithashtu ka deklaruar se PS-ja duhet tu kërkojë falje komisionerëve, pasi ka hedhur prej 6 muajsh vrer kundër tyre për humbjen e zgjedhjeve.

m.xh/NOA

KOMENTE