English

Nesër ndërrohet ora, 60 minuta para

Tiranë, 27 mars, NOA - Dita e nesërme përkon me ndërrimin e orës, për shkak të hyrjes në sezonin e ri veror.

Kështu, më 28 mars, edhe në Shqipëri orët do të lëvizin një orë para, një ndryshim ky i cili do të zgjasë deri në javën e fundit të muajit tetor, kohë kur nis edhe aplikimi i orarit të ri, atij me 60 minuta pas.

Konkretisht, në orën 03:00 të datës 28 mars, akrepat do të shkojnë një orë para dhe kjo gjë do të ndodhë në të njëjtën kohë për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, ora e të cilave do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ndryshimi i orës ka nisur të aplikohet për të gjithë që nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës, për të përfituar sa më shumë nga energjia diellore.

n.e/NOA

KOMENTE