English

Patozi: Rama të lejoj grupin e PS që të dalë nga kutia

Tiranë, 27 mars, NOA - Pas deklaratave të kryetarit të Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, për nisjen e protestave, ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Në një deklaratë për mediat, Patozi theksoi se protesta e 30 prillit, e paralajmëruar nga PS-ja, "do të dështojë, ashtu si protestat e tjera".

Kreu i grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, akuzoi si përgjegjësin kryesor për situatën, kryetarin e PS-së, Edi Rama. Ai u shpreh se "Rama është njeriu i krizave".

Patozi theksoi se në datën 1 maj, mazhoraca do të organizojë një miting, duke konfirmuar kështu dhe dublimin e aktivitetit të PS-së, që do të mbahet në 30 prill.

Patozi, theksoi se kreu i PS-së, "nuk i lejon deputetët të dalin nga kutia".

m.xh/NOA

KOMENTE