Kinë, 27 Mars NOA - Ministria e punëve kineze i ka hapur dyert funeraleve online madje ka dhënë një shtysë për promocionin e tyre.
Kjo ide ka lindur dhe po miratohet nga ky shtet me rastin e afrimit të festës së "Qinming" në të cilën vizitohen të gjithë njerëzit që kanë ndërruar jetë dhe i lejon çdo personi të marrë pjesë, qoftë ai dhe një i largët i tyre.
Funeralet online, sipas qeverisë së këtij vendi, do të ishin diçka tepër pozitive pasi, ato do të lehtësonin shumë këtë punë, madje sipas tyre do të ishin dhe një lehtësim për personat të cilët bëjnë të pamundurën për të kujtuar të afërmit e tyre të cilët kanë ndërruar jetë.
r.b/NOA