Romë, 27 mars, - "Jemi të vetëdijshëm që momenti i vështirë i Lacios nuk është tejkaluar, por megjithatë mund ti fusim frikën Milanit". Kjo është deklarata e trainjerit të Lacios, Edy Reja, në lidhje me garën e radhës në "San Siro".
"Është e vështirë për ne të vazhdojmë nga ky moment dhe deri në fund, por është de drejtë që të jemi optimist pas kaq kohësh që na ka ecur keq", ka thënë ai për mediat italiane.
Ai është shprehur se nëse skuadra mban këtë ritëm, Milani ka të drejtë të këtë frikë për ndeshjen e radhës.
Milanit do i mungojnë në ndeshjen me Lacion; Pirlo, Ronaldinho, Nesta, Pato e Beckham.
m.xh/NOA/ANSA