English

Roja Bregdetare e Greqisë: Thirrjet anti-shqiptare, nga naiviteti

Pire, 27 mars, NOA - Roja Bregdetare greke ka reaguar sot në lidhje me incidentin e një pjesë të trupës së saj gjatë paradës së datës 25 mars, ku u lëshuan thirrje anti-shqiptare. Në një deklaratë për mediat, drejtuesit të Rojës Bregdetare, me qendër në Pire, distancohen nga qëndrimet që kanë mbajtur kolegët e tyre gjatë paradës ushtarake.

"E dënojmë ashpër sjelljen e papranueshme të një grupi të vogël të trupave amfibe të Rojës Bregdetare, të cilët me qëndrimin e tyre gjatë paradës së 25 marsit, ose nga naiviteti për të cilin shpresojmë, ose nga pozicioni i tyre, diçka të cilën as nuk duam ta imagjinojmë, krijuan probleme serioze si për kolegët e tyre në radhët e forcave amfibe, ashtu edhe për Rojën Bregdetare", thuhet në njoftimin e Rojës Bregdetare të Greqisë.

Ata theksojnë se ku ky incident i vetëm, nuk pasqyron Forcat Komando të Shkatërrimit nënujor në tërësi, të cilët përbëjnë elitën e Rojës Bregdetare.

"Përsërisim edhe një herë se roli i Federatës sonë është të mos lejojë fenomene të tilla në radhët e trupave të Rojës Bregdetare, që luftojnë në kushte shumë të vështira për të kryer detyrën", thuhet në njoftimin e Rojës Bregdetare të Greqisë, e cila është mbajtur nga Sekretarit Ekzekutiv i Rojës Bregdetare dhe është publikuar në gazeta elektronike "Xhungla".

m.xh/NOA

KOMENTE