English

Skandali, 3 deputetë grekë i kërkojnë interpelancë ministrit

Athinë, 27 mars, NOA - Skandali i videos së ushtarakëve grekë që parakalonin në një paradë me fjalët "gjak shqiptari" në gojë, publikuar në mënyrë ekskluzive nga agjencia e Lajmeve NOA, duket se ka prekur jo vetëm opinionin shqiptar, por edhe atë grek.

Siç bën me dijeni korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA në Greqi, tashmë tre deputetë të këtij vendi i kanë drejtuar një kërkesë për interpelancë të menjëhershme në parlament ministrit të Mbrojtjes, Evangjelos Venizelos.

Bëhet fjalë për tre deputetë të "Syriza"-s, një forcë e politikës së majtë kjo në Greqi, të cilët mjaft të shqetësuar lidhur me aktin në fjalë, duan t'i kërkojnë llogari ministrit të forcave ushtarake greke.

Ky në fakt, është vetëm njëri ndër reagimet e shumta që kanë mbërritur si nga pala greke, ashtu edhe ajo shqiptare, mbi skandalin e videos së ushtarakëve grekë të cilët saktësisht këndonin në një paradë "Shqiptarët derra, do t'u derdhim gjakun".

n.s/NOA

KOMENTE