English

Vendimet e Asamblesë së PS: Në Kuvend me kusht e protesta

Tiranë, 27 mars, NOA Update - Partia Socialiste do të shfrytëzojë çdo hapësirë proceduriale që e lejon të ngrejë kauzën për transparencën e zgjedhjeve dhe që lejon ngritjen e komisionit hetimor, duke kërkuar edhe hapësira plus rreth saj.

Ky ka qenë vendimi kryesor i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, pas një mbledhje tre-orëshe të anëtarësisë së saj.

"Ashtu sikurse do të kërkojmë që në mënyrë demokratike të krijohen hapësira plus për ngritjen dhe mbrojtjen e kësaj kauze", ka bërë me dijeni kreu i Asamblesë, Gramoz Ruçi, duke nënkuptuar se deputetët socialistë do të jenë në Kuvend, por vetëm për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve.

"Nuk ka normalitet të veprimtarisë së komisioneve parlamentare dhe nuk ka çështje të tjera për grupin parlamentar të PS-së pa zgjidhur krizën politike dhe transparencën e zgjedhjeve", tha ai

Ndërsa parashtroi edhe vendimin tjetër, sipas të cilit, "çdo ditë, që nga e sotmja deri më 30 prill, do të zhvillohen protesta".

Sa i përket Kongresit, ai tha se "Kongresi mblidhet për situatën politike dhe për probleme të tjera programore dhe statutore të Partisë Socialiste".

"Të katër këto pika u propozuan nga ana ime në konkludim të diskutimeve të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe u votuan unanimisht nga anëtarët e saj", tha ai.

Më tej, shtoi se "ka një grup pune që ka punuar prej 7 muajsh, i cili po punon për statutin, ndërsa ndryshimet që do i paraqiten Kongresit janë gati".

n.e/NOA

KOMENTE