English

Angli, Brown humbet mbështetjen e "News of The World"

Londër, 28 mars, NOA - Gazeta e përjavshme e skandaleve dhe me më shumë shitje në Angli, "News of The World", ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të mbështes më laburistët, në linjën e saj editoriale.

Gazeta do të mbështes konservatorët dhe konkretisht liderin e tyre, David Cameron. Që nga viti 1997, "News of The World" ka qenë pro partisë së kryeministrit aktual, Gordon Brown.

Ndërsa në numrin e sotëm gazeta shkuan se, "vendi ka një nevojë të dëshpëruar për ndryshim". Zgjedhjet në Angli do të mbahen në fillim të muajit maj dhe sondazhet rendisin të parën në kalsifikime Partinë Konservatore.

m.xh/NOA

KOMENTE