Londër, 28 mars, NOA - Britania e Madhe do të duhej të ishte më "indiferente" dhe më e gatshme "t'u thotë - jo" Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nismat e saj.
Ky është vlerësimi që ka dhënë komisioni britanik i deputetëve, në lidhje mes raporteve të dy vendeve.
Komisioni i deputetëve ka rekomanduar që të mos shfrytëzohet termi "raporte speciale" për marrëdhëniet e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara.
"Londra duhet të ketë qasje më reale politike kur bëhet fjalë për raportet me SHBA-të, të ketë parasysh kufizimet dhe interesat kombëtare", thuhet në raportin e këtij komisioni.
NOA/EL