Libi, 28 mars NOA - I ftuar në Libi në samitin e Lidhjes Arabe, në shoqërinë e krerëve të shteteve më të rëndësishme të botës arabe si presidenti sirian Bashar Al-Asad, kreu i Tunizisë Ben Ali dhe natyrisht, Kolonel Gheddafi.
Kryeministri italian Silvio Berluskoni ndoshta nga ritmet e larta për shkak të angazhimeve ndërkombëtare dhe të qeverisë italiane, ka rënë në gjumë gjatë samitit. Fotot e përgjumjes së Berluskonit që i shihni dhe këtu, po qarkullojnë në internet.
Kryetari italian ishte i vetmi përfaqësues i botës perëndimore në këtë takim, pa dyshim një nder dhe një angazhim për t'u përmbushur.
Berluskoni, ka deklaruar shpesh me mburrje miqësinë institucionale dhe personale me Kolonelin Geddafi.a.k/NOA