English

Bllokohen 152 minatorë në një minierë

Pekin, 28 Mars NOA - Në pikëpyetje është jeta e plot 152 burrave të cilët janë bllokuar prej orësh në thellësitë e nëntokës së një miniere në Kinë.

Autoritetet kineze e kanë pranuar faktin dhe thanë se 152 minatorët janë bllokuar në minierë për shkak të përmbytjeve, duke saktësuar se në momentin e aksidentit ishin 261 vetë por u arriti evakuimi i një pjese prej tyre.

Minierat e qymyrit në Kinë janë konsideruar si më të rrezikshme në botë, edhe pse sipas shifrave zyrtare, përqindja e punëtorëve që kanë humbur jetën kohët e fundit është reduktuar në 18 për qind gjatë vitit që kaloi.

a.k/NOA

KOMENTE