English

Formula 1, fiton "McLaren-Mercedes", renditja e plotë

Melbourne, 28 mars, NOA - Piloti Jenson Button i "McLaren-Mercedes", ka fituar turneun e Australisë në Forumula 1. Button fitoi me një diferencë prej 12 sekondash nga Robert Kubica i "Renault". Ndërsa nuk ka shkuar çdo gjë mirë për "Ferrarin" e Felipe Massës, i cili u renditë në vendin e tretë.

Po ashtu dhe Fernando Alonso me "Ferrarin" u rendit i katërti si dhe Nico Rosberg me makinën "Mercedes" i pesti.

Në garën e sotme nuk kanë munguar incidentet. Lewis Hamilton i "McLaren" u përplas me Mark Webber, duke e çuar makinën e këtij të fundit në vendin e nëntë në rentidje.

Sebastian Vettel i suakdrës "Red Bull" ka nisur një garë të mirë në 25 xhirot e para, por kjo zgjati derisa makina e tij përfundoi jashtë piste, si pasojë e një defekti serioz në frena. Michael Schumacher ka siguruar vetëm një vend në 10 të parët.

Renditja

1 Jenson Button McLaren-Mercedes

2 Robert Kubica Renault

3 Felipe Massa Ferrari

4 Fernando Alonso Ferrari

5 Nico Rosberg Mercedes GP

6 Lesis Hamilton McLaren-Mercedes

7 Vitantonio Liuzzi Force India-Mercedes

8 Rubens Barrichello Williams-Cosworth

9 Mark Webber RBR-Renault

10 Michael Schumacher Mercedes GP

11 Jaime Alguersuari STR-Ferrari

12 Pedro de la Rosa BMW Sauber-Ferrari

13 Heikki Kovalainen Lotus-Cosworth

14 Karun Chandhok HRT-Cosworth

m.xh/NOA

KOMENTE