Xhenova, Itali 28 Mars NOA - Plot 13 adoleshentë janë arrestuar nga policia italiane si pasojë e një "gare të çmendur" shpejtësie në autostradë duke parakaluar makina dhe kamionë dhe duke filmuar këtë me telefon.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës duke gdhirë dita e sotme (e Diel) në autostradën nr A7 Milano-Xhenovë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Sipas autoriteteve të policisë vendore, që citojnë pohimet e të arrestuarve, loja e çmendur është bërë për të thyer monotoninë dhe për të vënë imazhet e regjistruara në internet.
Disa shoferë kanë lajmëruar policinë rrugore, e cila ka ndërhyrë menjëherë.
a.k/NOA