English

Gjermani, debate për pranimin e të burgosurve nga Guantanamo

Berlin, 28 mars, NOA - Në Gjermani ideja e pranimit të të burgosurve nga Guantanamo ka hapur një debat pore dhe kundër. Eksperti kritistiandemokrat për çështje të brendshme, Wolfgang Bosbach është shprehur skeptik sa i përket mundësisë së pranimit të të burgosurve nga Guantanamo në Gjermani.

Ekzistojnë dyshime të përgjithshme sigurie, ka theksuar Bosbach për gazetën "Bild am Sonntag". Në qoftë se Gjermania për shkaqe humanitare pranon ndonjë të burgosur, secili prej këtyre rasteve duhet të shqyrtohet mirë, kërkoi politikani i CDU-së.

Ministria e Brendshme i ka konfirmuar më parë bisedimet me SHBA-në për mundësinë e pranimit të të burgosurve nga Guantanamo.

Qeveria amerikane do të mbyllë këtë burg, por shumica e të burgosurve nuk mund të kthehet në vendin e tyre, për shkak të mundësisë së përndjekjes.

m.xh/NOA

KOMENTE