Belgjikë, 28 Mars NOA - Edhe pse ishte shpallur nga vetë gjykatësit si një viktimë e këtij krimi, sërish do të jetë bashkëshorti i gruas e cila vrau 5 fëmijët e saj që do të paguajë shpenzimet e këtij procesi.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë shteti i Belgjikës. Tashmë gruaja e cila bëri këtë krim të shëmtuar duke vrarë pesë fëmijët e saj ndodhet nën burgim dhe sipas gjykatësve të këtij vendi do të jetë pikërisht bashkëshorti i saj, i cili do të paguajë një shifër prej 72 mijë eurosh të cilat përfshijnë të gjitha shpenzimet e proçesit në të cilin ishte dënuar bashkëshortja e tij.
Pas këtij vendimi vetë burri i cili mban emrin e Bouchaib Moqadem, ka deklaruar se është një vendim i cili e ka lënë pa fjalë jo për sa i përket pagesës por, sipas tij është diçka e papranueshme pasi ai është shpallur si një viktimë e këtij akti.
r.b/NOA