English

Ilinden: Ballkani duhet të ndahet nga historia ksenofobike mes popujve

{youtube}hslGF-0KRqI{/youtube}

Tiranë, 28 Mars NOA - Shoqata Maqedonase "Ilinden"-Tirane u shpreh sot se Ballkani duhet të ndahet nga urrejtja dhe historia ksenofobike midis popujve.

Shoqata tha se dënon me forcë "këngën-himn" të forcave speciale detare greke të cilët në paradën ushtarake në Athinë për festën kombëtare të Greqisë, me parulla antimaqedonase dhe antishqiptare këndonin thirrje të egra raciste.

Duke rikujtuar shprehjet e ushtarëve: "ata janë shkupjanë, ata janë shqiptarë, rrobat e mia do qep me lëkurën e tyre", apo "grek lind, grek nuk bëhesh, gjakun tuaj do të derdhim, derra shqiptarë", shtrohet dhe pyetja se në cilën epokë jetojnë këta njerëz.

"Nuk e dijmë nëse Greqia jeton në vitin 2010 apo në kujtimet e diktaturës ushtarake", - tha sot Nikolla Gjurgjaj, kryetar i Shoqatës Maqedonase "Ilinden" në Tiranë.

Ai vlerësoi se thirrjet antimaqedone dhe antishqiptare janë skandaloze dhe e cilësoi ngjarjen si një "akt vandal dhe i paqytetëruar që është i papërshtatshëm dhe nuk ka vend në territorin e Evropës".

Nw kwtw pikw, Gjurgjaj apeloi qw shtetet fqinje mes tyre duhet tw punojnë me kurajë për të ndërtuar një marrëdhënie të sinqertë dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë. Greqisë dhe Shqipërisë.

e.r/NOA

Lexoni si NOA transmetoi e para lajmin në Shqipëri: NOA raporton skandalin grek

KOMENTE