Kinë, 28 Mars NOA - Plot 78 për qind e popullsisë kineze dëshirojnë të kenë dy fëmijë në familjen e tyre dhe kjo në qoftë se programi familjar do ta lejonte.
Këtë lajm e ka konfirmuar e përditshmja kineze "China Daily". Ata arritën në këtë përfundim pas një studimi i cili u krye në qendrat sociale të Pekinit dhe u bazua në 6 mijë e 183 persona të intervistuar.
Sipas këtij studimi janë 56,9% të personave të cilët preferojnë të kenë fëmijë që në një moshë të vogël ndërsa 67% e tyre ka deklaruar se kjo gjë varet nga gjendja e tyre ekonomike.
Është një ligj i vjetër i cili prej rreth 20 vitesh ka vendosur që në një pjesë prej 35.9 % të popullsisë duhet të kenë vetëm një fëmijë në përbërje të tyre.
r.b/NOA