Tiranë, 28 Mars NOA - Kryetari i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Altin Goxhaj, thirret në Prokurorinë e Tiranës që të dëshmojë në çështjen nr 337+ të vitit 2009, të Procedimit Penal ndaj Erion Veliajt, aktualisht kryetar i partisë G99.
Procedimi penal lidhet me dyshimet për evazion fiskal, që po hetohen nga Njësia e Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar dhe Korrupsionit.
Lidhur me këtë, Altin Goxhaj, kryetar i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, bëri të ditur sot se ditën e nesërme në orën 09.45 përballë Prokurorisë së Rrethit Tiranë do të japë një prononcim për mediat.
e.r/NOA