English

Meta shkon për vizitë zyrtare në Kroaci, axhenda e takimeve

Tiranë, 28 mars NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, u nis sot për një vizitë zyrtare në Kroaci, me ftesë të Ministrit kroat të Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian, z. Gordan Jandrokoviç.

Gjatë vizitës, veç bisedimeve zyrtare në Ministrinë kroate të Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, z. Ivo Josipović, nga Kryeministrja, znj. Jadranka Kosor dhe nga Kryetari i Parlamentit, z. Luka Bebić. Gjatë qëndrimit të tij në Zagreb, z. Meta pritet të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar që punon e jeton në Kroaci.

Gjatë kësaj vizite pritet që z.Meta të diskutojë me personalitetet më të larta kroate çështje që kanë të bëjnë me thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, me integrimin evropian, lëvizjen e lirë, konsolidimin e bashkëpunimit në gjirin NATO-s, si dhe me bashkëpunimin rajonal.

Gjatë kësaj vizite do të nënshkruhet edhe Protokolli i Bashkëpunimit midis Akademive Diplomatike të Ministrive tÑ‘ Punëve të Jashtme.

e.r/NOA

KOMENTE