Ju informojmë se sot, më 29.03.2010 (e hënë), kryetari i Komunës së Haraçinës Bastri Bajrami do të mbajë press konferencë në lidhje me diskriminimin që i ka bërë Qeveria kësaj komune, duke mos e futur në listën e komunave që duhet të marrin dëmshpërblim prej shtetit si pasojë e vërshimeve dhe katastrofave tjera natyrore.
Press konferenca do mbahe në selinë e Komunës së Haraçinës, në f.Haraçinë, me fillim në ora 13:00.
Ju mirëpresim!
Me respekt,
Shërbimi për Informim
Komuna e Haraçinës