Hagë, 28 mars, NOA -Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, do të jap mendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës në fund të muajit nëntor. Gazeta "Politika" e Beogradit citon burimeve diplomatike në Bruksel, të cilat sqarojnë se ky vendim nuk do të jepet në maj ose qershor.
Gazeta vë në pah se kjo shtyrje është e lidhur me pritjet e bashkësisë ndërkombëtare që Serbia deri atëherë t'i dorëzoj Tribunalit të Hagës, të akuzuarin për krime lufte dhe gjenocid Ratko Mladiç.
Por, sekretari dhe shefi i departamentit për informim të GJND-së i ka deklaruar gazetës "Politika" se "ende nuk dihet se kur do të japë Haga mendimin këshillëdhënës" dhe se "të gjitha parashikimet janë spekulime".
NOA/EL