Bernë, Zvicër, 28 Mars NOA - Kryetarja e Konfederatës zvicerane, Doris Leuthard, ka kërkuar krijimin e një listë të zezë për priftërinjtë pedofilë, me qëllim që t'i pengojë ata priftërinj që të jenë në kontakt me fëmijët.
"Rastet e abuzimit të fëmijëve duhet të trajtohen në mënyrë të vendosur - ka thënë Leuthard.
Në këtë pikë ajo ka sugjeruar se kisha duhet të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë: "Autorët e abuzimit janë laikë ose fetarë, kjo nuk ka rëndësi, të gjithë duhet t'i nënshtrohen kodit penal zviceran", - paralajmëroi ajo.
a.k/NOA