English

Presidenti Obama, vizitë surprizë në Afganistan.

Kabul, 28 Mars NOA - Presidenti amerikan ka bërë një vizitë të papritur në Kabul. Kjo është vizita e tij të parë në Afganistan si president, gjatë së cilës u takua me homologun e tij afgan dhe trupat e SHBA.

Udhëtimi u mbajt sekret deri në çastin e fundit, dhe vetë presidenti i Karzai ishte paralajmëruar vetëm një orë para takimit të tij me presidentin amerikan.

Obama është nisur natën nga Uashingtoni dhe "Air Force" avioni me të cilën udhëtonte është ulur direkt në bazën amerikane në Bagram, në veri të kryeqytetit afgan.

Presidenti u prit nga komandanti i forcave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali Stanley McChrystal, dhe nga ambasadori i SHBA në vend, Karl Eikenberry.

Një helikopter e ka çuar atë drejt pallatit presidencial të Kabulit ku u prit nga presidenti Karzai.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, tha se presidenti i SHBA e ka bërë këtë vizitë në kushtet e një rreziku të lartë, "për një takim të rëndësishëm me Karzain dhe qeverinë e tij". Obama ka dashur gjithashtu "të takojë nga afër ushtarët amerikanë dhe gjeneralin McChrystal", shton burimi.

Dhjetorin e kaluar Obama vendosi të dërgojë 30 mijë ushtarë të tjerë amerikanë në Afganistan.

a.k/NOA

KOMENTE