Berlin, 28 mars, NOA - Pas ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë ekipi i Shalkes doli në krye të tabelës së Bundesligës gjermane në futboll. Lojtarët e trajnerit, Felix Magath fituan në Leverkuzen kundër Bajernit me rezultat 2:0.
Njëkohësisht Bajerni i Mynihut humbi në fushën e vet nga Shtutgarti me rezultat 1:2. Pas 28 ndeshjeve në kuadër të Bundesligës, Shalke ka dy pikë më shumë se Bajerni. Një prej ndeshjeve vendimtare do të zhvillohet të shtunën e ardhshme, pasi që bavarezët do të jenë mysafirë të Shalkes në Gelzenkirhen. Në ndeshjet tjera të zhvilluara mbrëmë u shënuan këto rezultate:
Verder Bremen - Nyremberg 4:2
Herta Berlin - Borusia Dortmund 0:0
Majnc - Volfsburg 0:2 dhe
Hannover - Këln 1:4.
Sot luhen ndeshjet; Hofenhajm - Frajburg dhe Borusia Mënhengladbah - Hamburg.
NOA/DW