Bruksel, 28 mars, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar se vetëm vendet anëtare të OKB-së mund të bëhen edhe anëtare të BE-së. Në këtë mënyrë Serbia hedh dhe një tezë të re në lidhje me të ardhmen e shtetit më të ri në Europë.
"Është shumë mirë që mosnjohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE", theksoi Tadiç, pas përfundimit të një takimi në Bruksel kushtuar Ballkanit Perëndimor, ku ndër tjerësh ishin edhe presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviç dhe komisioneri për zgjerimin e BE-së Stefan Fulle.
Presidenti Tadiç tha se Serbia do të vazhdojë angazhimet për gjetjen e një zgjidhje kompromisi për Kosovën. Tadiç u shpreh se Beogradi është i gatshëm për kompromis dhe është fleksibël, por Kosova duhet të mbetet pjesë e Serbisë.
NOA/DW