English

Torres kërkon të qëndrojë tek Liverpul

Angli, 27 Mars NOA - Lojtari i Liverpeulit spanjolli, Fernando Torres ka hedhur poshtë të gjitha zërat e merkatos të cilët flisnin për një largim të sigurt të tij në fund të sezonit.

"Vendi im është tek Liverpul dhe asnjëherë nuk kam menduar të largohem nga ky ekip", - deklaroi Torres duke konfirmuar qëndrimin e tij në këtë skuadër.

Ai gjithashtu shtoi se dhe në rast se ekipi i Liverpul nuk do të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për të nuk do të ishte diçka shumë e rëndësishme e cila do të ndikonte në qëndrimin e tij në këtë skuadër, pasi dhe një herë tjetër ai e mohoi këtë gjë.

Torres me sa duket ndihet mjaft mirë në këtë klub dhe sipas tij qëndrimi i lojtarit në këtë ekip do të vazhdojë dhe për shumë kohë.

r.b/NOA

KOMENTE