Athinë, 28 Mars NOA - Zëvendësministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, z. Spiros Vujas, doli sot me një tjetër qëndrim zyrtar në emër të qeverisë helene, duke kërkuar sërish ndjesë për skandalin me thirrjet antishqiptare të Forcave Speciale të Repartit të Zhytjes së Rojës Bregdetare greke.
Është e papranueshme ashtu siç theksoi edhe vetë ministri. Përveç urdhrit për një hetim është kryer edhe pezullimi nga detyra i oficerit në fjalë. Unë besoj se këta persona nuk kane vend në trupën e Marinës Kufitare", - theksoi z.Vujas.
Në këtë pikë, ai njoftoi se "Marina Detare Kufitare po ndryshon dhe po riorganizohet në një mënyre të ndryshme nga këto sjellje dhe mentalitete".
{youtube}hslGF-0KRqI{/youtube}
Në videon që shihni, Forcat Speciale shihen teksa parakalojnë në paradë, në rrugët "Panepistimiu" (Rruga Universitare", duke përshkuar më tej rrugën "Santaroza" dhe atë "Agjiu Konstandinu" ("Shën Konstandini".
Korrespondenti i agjencisë NOA raportoi se Forcat Speciale të Ushtrisë greke, (OYK) zhvilluan paradën zyrtare ushtarake të 25 marsit në kuadrin e festës kombëtare.
Ndërkohë që parakalonin sipas procedurës, ka shpërthyer mes tyre kënga "Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar, o derr shqiptar", që në greqisht, u këndua me rimë, kështu: "Elinas gjeniese, dhen gjinese pote, to ema su tha hisume, guruni Alvane, guruni alvane".
Këto dhe të tjera thirrje rrënqethëse, të denja për filma horror, u dëgjuan dje në mes të Athinës.
Thirrjet e frikshme erdhën pikërisht kur Forcat Speciale sapo përshkuan zonën e Sintagma (Kushtetueses) dhe "trimat" u afruan në rrugët "Panepistimiu" dhe "Agjios Konstandinos", nisën të klithnin për kasaphanë ndaj fqinjëve të Greqisë, duke mos kursyer shqiptarët, turqit dhe shkupjanët, siç i njohin qytetarët e FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), raporton korrespondenti i Agjencisë NOA. Dhe duke vendosur kështu "mes vedi" se kush ka të drejtë të quhet grek dhe kush jo.
Thirrja tjetër e këngës horrore, ishte: "Do të bëhet kasaphanë, pastaj do të hakmerrem, kur të adhuroni kishën edhe kryqin", që në greqisht, u dëgjua kështu: "Tha gjini makeljo, meta tha ekdhikitho, otan tha proskinisete, simea ke stavro".
Më tej sikundër dëgjohet dhe shihet dhe në pamjet video që ju keni pranë këtij raporti nga Athina, vijuan dhe frazat për ne shqiptarët dhe për fqinjët e tjerë: "U thonë shkupjanë, u thonë shqiptarë, rronbat e mia do të qep me lëkurën e tyre", që në greqisht, e klithën kështu: "Tus lene skopjanus, tus lene alvanus, ta ruha mu tha rapsod me dhermat'ap'aftus".
n.s/e.r/e.l/r.b/NOA
Lexoni si NOA transmetoi e para lajmin në Shqipëri: NOA raporton skandalin grek