English

Atentatori i Papa Vojtilës: Papa Benedikti XVI, të japë dorëheqjen

Stamboll, 29 Mars NOA - Papa Benedikti i 16-të duhet të largohet nga detyra e tij. Këtë kërkesë, e bëri sot Ali Agça duke iu referuar skandalit të pedofilisë. Agça është njeriu që tentoi vite më parë t'i marrë jetën Papës pararendës Vojtila.

"Unë kërkoj dorëheqjen e Papës Ratzinger pas skandalit të pedofilisë" ka deklaruar Agça, pas një konference për shtyp në Stamboll.

Ali Agça në maj të vitit 1981 u përpoq të vrasë Papa Gjon Pali II në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

a.k/NOA

KOMENTE