English

Digjet flamuri grek në Tiranë, reagon Athina zyrtare

Athinë, 29 Mars NOA - Zëvendësministri pranë kryeministrit grek dhe zëdhënësi i qeverisë, Jorgos Petaloti, në një deklaratë për mediat sot u shpreh se reagimet në Shqipëri për skandalin e ushtarëve grekë janë normale dhe jo të ekzagjeruara kurse shtoi se veprimet si djegia e flamurit grek, janë të papranueshme.

Duke folur për një media greke, Petaloti u ndal në faktin se marrëdhëniet e Greqisë me fqinjët shqiptarë dhe maqedonas janë acaruar ditët e fundit pas publikimit të videos shokuese me thirrje të përgjakshme të ushtarëve helenë.

Petaloti tha se "është shumë e papranueshme, që fenomene të tilla ende ekzistojnë brenda ushtrisë greke".

Ai shprehu vendosmërinë e qeverisë greke për të dënuar dhe shmangur të tilla veprime ekstreme raciste".

Nga ana tjetër, z.Petaloti tha se djegia e flamujve, është njësoj e kritikueshme. "Ne dënojmë si parullat raciste që janë dëgjuar në paradë këtu në Athinë, dhe në të njëjtën kohë dënojmë ashpër dhe djegien e flamujve", - u shpreh z.Petaloti.

"Unë mund të them se një veprim i tillë është i ngjashëm nga ana raciste me atë që u demonstrua në paradën ushtarake, ose mundet, edhe më keq", - përfundoi z.Petaloti qëndrimin mbi incidentin në të cilin janë përfshirë fqinjët.

n.s/e.r/NOA

Lexoni si NOA transmetoi e para lajmin në Shqipëri: NOA raporton skandalin grek

KOMENTE