Tiranë, 29 Mars NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, doli me një reagim sot përmes Zëdhënëses së PS, Armela Imeraj ku nga njëra anë i uroi të shkuara kryeministrit dhe nga ana tjetër e akuzoi se sot trilloi një shpifje të radhës.
"Kryetari i PS shpreh të gjithë habinë e tij për shpifjen më të freskët të kryeministrit. Duke i uruar të shkuara zotit Berisha e konsideron shpifjen e sotme së bashku me fyerjet që e shoqëruan atë një tjetër shembull të keq të etikës së komunikimit publik", - tha Imeraj duke cituar kreun socialist.
Lexoni si nisi replika:
Berisha, batutat e sotme për operacionin që bëri dhe Edi Ramën