Uashington, 29 mars, NOA - Përdorimi i termit ‘pandemi' në rastin e virusit H1N1 ishte ndoshta i përshtatshëm për nivelin e prekshmërisë që ai arriti në botë.
Kjo është ideja që kanë hedhur së fundmi disa ekspertë, të cilët po i kërkojnë Organizatës Botërore të Shëndetësisë të japë përgjigje lidhur me shumë dyshime të ngritura lidhur me një fakt të tillë.
Vetë mënyra se si ky institucion iu afrua gripit të derrit, sipas ekspertëve lë për të dyshuar, ndaj ata kërkojnë sqarime prej OBSH-së.
Sipas këtij grupi ekspertësh, virusi H1N1 doli të ishte një sëmundje jo e rëndë, të paktën jo aq sa e vuri sipas tyre, alarmin OBSH-ja. Në fakt, shumë qeveri dhe ekspertë shëndetësorë kërkuan nga OBSH-ja të mos shpallet gjendje pandemie lidhur me virusin H1N1, këshillë kjo e cila nuk u mor parasysh nga agjencia e OKB-së.
n.e/NOA