English

Enciklopedia e re sllavo-maqedonase me idetë e vjetra

Si gjithmonë faktori politik shqiptarë u zu në gjumin dimëror duke mos mund të bëjë asgjë përpos deklaratave të zbrazura ose më mirë thënë të kota nga avokatët mbrojtës të popullit shqiptarë, partitë që veprojnë në këto krahina

Nga Çlirim Daci dhe Arbëresha Rozi

Me daljen në skenë të projektit "Encikopedia e Maqedonisë" projekt ky i punuar për gjashtë vite me radhë nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë, u bë një rrëmujë e vërtetë si nga faktori i brendshëm ashtu edhe nga ai i jashtëm në Maqedoni, dy taborë të kundërta në mendime të barrikaduar në pozicionet e veta rreth këtij projekti famëkeq. Nga njëra anë përkrahës të këtij projekti Sllavo-Maqedonasit dhe nga ana tjetër Shqiptarët që jetojnë në këto treva si pjesë e këtij libri famëkeq, i cili u hartua diku larg e shumë kohë më parë në Akademinë bazë të Çubrilloviqit në Serbi.

Si gjithmonë faktori politik shqiptarë u zu në gjumin dimëror duke mos mund të bëjë asgjë përpos deklaratave të zbrazura ose më mirë thënë të kota nga avokatët mbrojtës të popullit shqiptarë, partitë që veprojnë në këto treva.

Fatmirësisht, siç thotë populli në çdo të keqe ka një të mirë. Në këtë tregim gënjeshtrash të dalë nga Kafazi, akademikët sllav u gjetën të goditur edhe nga faktori ndërkombëtar, i cili bëri sadopak për ndryshimin e këtij qëndrimi barbar, për mos të na lënë të fyer e të sharrë neve si shqiptarë autokton në këtë shtet, bëri përpjekjet e veta për të tërhequr këtë libër famëkeq.

Pas shitjes së mijëra kopjeve të shtypura e qindra mijëra kopjeve elektronike edhe këtë radhë na mashtruan me një gisht mjaltë duke na thënë se do të tërheqim këtë projekt se kanë qenë gabime të një individi e jo qeverisë dhe popullit sllav.

Por më tragjike, ne duke qenë të mësuar në parimet e besimit të bashkim-vllazërimit me gënjeshtra plot e besuam edhe këtë radhë duke i hapur rrugën dialogut të pafund, me premtime të kota për gjoja ndonjë ndryshim në këtë libër voluminoz.

Prej këtu shtrohen pyetjet se a thua vallë gjithë ato kopje do të harrohen apo do të zhduken. Si duhet bërë apo kjo është një pjesë e taktikës së re sllave për projektin "Enciklopedia maqedonase" nr.2 si vazhdimësi e nr.1 se gjithë ato faqe shkrime përplot urrejtje sharje, e gënjeshtra nuk qenkan boll për të vazhduar projektin nr.2 nën emrin e maskuar "Përmisim i enciklopedisë 1".

Në enciklopedinë e parë të kontestuar pas një rrëmuje që doli në media u vërtetua se edhe faktori shqiptarë ka qenë për vite me radhë i informuar se do të ndodh botimi i një libri djallëzor në krye me djallin Sllav Risto Blazhevski, por se politikanët shqiptarë nuk i kanë kushtuar fare vëmendje këtij projekti duke vënë në rend të dytë këtë projekt, në prioritet rilindjes në 100 hapa për të fituar besimin e Nikolla Gruevskit.

Po edhe me deklaratën e re të Kryetarit të ASHAM-së se emëruam një ekip të ri por "përmirësim i gabimeve" në botimin e parë faktori që duhet mbrojtur këtë projekt është në pritje të botimit për të parë se çka kanë përmirësuar e çka jo, që të del me qëndrimin e vet sepse përfaqësimi në atë institucion është 1/100 dhe se të gjithë nuk posedojnë informacione se si janë punët atje.

Mbetemi me shpresë se këtë radhë nuk do të na quajnë barbar, popull ardhacak nga malet, terrorist apo ekstremist islamik, por do të jenë më të kujdesshëm e do të gjejnë gjuhën më të butë për sharje e fyerje, sepse në të kundërtën kësaj radhe do të marrin përgjigjen jo nga politikuajtë shqiptarë në Maqedoni, po nga vet populli atje e përgjigja besoj se di se si do jetë.

(*) Dërguar nga autorët, pikëpamjet janë qëndrim personal

KOMENTE