English

Fabregas në dyshim për sfidën me Barçën

Angli, 20 Mars NOA - Lojtari i Arsenalit, Cesc Fabregas duket se është në dyshim për ndeshjen e skuadrës së tij me ekipin e Barcelonës, e cila është e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Vetë lojtari ka akuzuar se ka dhimbje në gjurin e tij dhe trajneri i ekipit Venger, i është trembur këtij fakti, pasi Fabregas mbetet në dyshim të madh për sfidën e së mërkurës.

Tashmë asgjë nuk është e sigurt por, në qoftë se lojtari nuk do të jetë prezent në këtë ndeshje, ai do të jetë një mungesë tepër e rëndësishme për ekipin e Arsenalit, pasi Fabregas është lojtari kyç i kësaj skuadre.

Ditën e sotme është në program një kontroll nga stafi mjekësor i këtij ekipi, ku do të jepet dhe një përfundim nga i cili varet prania e Fabregas në fushën e lojës në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

r.b/NOA

KOMENTE