Romë, 29 mars, NOA - Një aksident rrugor me pasojë vdekjen, ka ndodhur në provincën "Torre Rossa" midis Caisano Vicentinos dhe Piazzola Brenta.
Makina e drejtuar nga italiani 76-vjeçar Modesto Piasente, ka hyrë në anën e djathtë dhe ka devijuar majtas në një rrugë të ngushtë duke u përplasur me motorin Honda 1.100.
Ky mjet drejtohej nga shqiptari Ermir Kollçaku, 36 vjeç.
Dhe të dy personat e përfshirë në këtë aksident kanë vdekur nga plagët e marra, informon për agjencinë NOA korrespondenti i saj në Itali.
a.k/NOA