English

Jetoi plot 100 vjet, gjendet i pajetë i moshuari

Elbasan, 29 mars, NOA - Kishte jetuar plot dhjetë dekada dhe duket se jeta e tij ka ndalur pikërisht në stacionin e fundëm të saj, atëherë kur kishte mbushur plot 100 vjet.

Fjala është për një burrë të moshuar nga lagjia "Visarion Xhuvani" në qytetin e Elbasanit, i cili është gjendur i pajetë në banesën e tij nga të afërmit.

Me emrin Sherif Tafani, i moshuar kishte prekur "sinorin" e 100 viteve, duke tentuar pse jo edhe ta kapërcente atë, për t'iu afruar shifrave edhe më të larta, gjë për të cilën e kanë fatin shumë pak njerëz.

Kujtojmë këtu se njeriu më i vjetër në botë tani mësohet të jetë një gjeorgjiane me moshën 114 -vjeçe e cila jeton për bukuri dhe gëzon shumë shëndet.

n.e/NOA

KOMENTE