English

Kapet hajduti më budalla në Angli

Londër, Angli, 29 Mars NOA - Ka hyrë në një pijetore dhe ka rrëmbyer nga tavolina lap-topin e një agjenteje policie, por nuk ka arritur të dalë nga dera e lokalit. Në bar ka pasur rreth 40 oficerë të policisë disa prej të cilëve edhe me uniformë.

Dhe pas kësaj ngjarjeje, Mark Jimenez, autori i dyshuar i vjedhjes është kurorëzuar si hajduti më budalla i Britanisë së Madhe.

"Unë nuk mund të besoj se si një njeri mund të jetë aq budalla, - tha gjyqtari Cllr Greg Smith para se të jepte vendimin, duke vazhduar: "Ai u përpoq të vjedhë një agjente në një vend plot me policë".

Jimenez, një person i papunë me pa të kaluar kriminale, u dënua me 18 muaj punë në shërbim të komunitetit si dhe të qëndrojë larg lokaleve gjatë kësaj periudhe kohore.

a.k/NOA

KOMENTE