English

Kreu i Grupit Alpha Bank flet për rezultatet e vitit që u mbyll

Tiranë, 29 Mars NOA - Grupi i Alpha Bank në Greqi deklaroi këto ditë rezultatet për vitin 2009 duke raportuar një fitim neto prej 392 milionë euro. Yannis S. Costopoulos, Presidenti i Grupit theksoi faktin se në vitin 2009, Alpha Bank u përball me sfidat e ambientit ekonomik me largpamësi dhe kompetencë".

Sipas tij, suksesi i lëshimit të të drejtave me vlerë në shumën prej 982 milionë euro, ka forcuar ndjeshëm bilancin si dhe ka rritur besimin tonë për të përballuar ndikimin e kushteve të vazhdueshme të vështira makroekonomike në tregun grek.

"Prezantimi i një programi të rreptë për konsolidimin fiskal mund të ndikojë negativisht në rritjen për një afat të shkurtër, por ne jemi të sigurt që do të sjellë përfitime afat mesme të përhershme për ekonominë greke dhe për perspektivat tona të biznesit në të gjithë Evropën juglindore", - u shpreh z. Costopoulos.

Përsa i takon Shqipërisë, depozitat arritën vlerën e 375 milionë euro dhe kreditimi u rrit duke kapur një vëllim portofoli prej 335 milionë euro. Fitimi neto në fund te vitit 2009 shënoi vlerën e 6.481 milionë euro.

Alpha Bank në Shqipëri operon me 47 degë në të gjithë vendin, dhe gjithashtu ka prezence ne qendra te rëndësishme tregtare të ngritura kohet e fundit.

Një rrjet prej 62 bankomatesh dhe mbi 1,100 aparate të pranimit të pagesave me kartë mbështesin biznesin e kartave të debitit dhe të kreditit.

Gjatë 2009, banka rriti bazën e saj të klientëve individë dhe biznese me 58%. Kreditë për individët dhe biznesin e vogël patën rritje, dhe po ashtu depozitat e këtij segmenti (19%), krahasuar me fundvitin 2008.

Fokusi kryesor i bankës për 2010 është biznesi me pakicë, me vëmendje të fuqishme tek shërbimi i shkëlqyer ndaj klientit, produkteve të përshtatur për konsumatorin dhe hyrja e tyre me lehtësi në të gjitha kanalet e shpërndarjes.

Z. Mantzounis, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Alpha Bank deklaroi se "në fillim të 2010, qëllimi ynë kryesor është të adresojmë ndikimin afatshkurtër të krizës së borxhit të qeverisë greke në fonderimin tonë marzhinal".

"Ne gjithashtu duhet të drejtojmë me efikasitet efektet e masave të rrepta që Qeveria Greke ka ndërmarrë, të cilat mund të ulin mundësitë e klientëve për të përmbushur detyrimet e tyre për shlyerjen e kredive", - ka vijuar z. Mantzounis.

"Këto dy vitet e fundit, - vuri në dukje ai, - i është dhënë fokus kryesor forcimit të bilancit të Bankës, gjë që na ka vendosur në pozita veçanërisht të forta për të përballuar këto sfida".

"Prezantimi i masave shtesë për të konsoliduar bazën e kostos, duhet të ruajë fitueshmërinë për këtë vit në pritje të normalizimit të spredit për borxhet e qeverisë, të cilat nga ana tjetër do të sjellin një përfitim të menjëhershëm për biznesin tonë", - përfundoi z. Mantzounis.

KOMENTE